Sot është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll, ku kanë dalë disa çifte mjaft interesante. Skuadra fituese e këtij trofeu në vitin e kaluar, Trepça’89, për kalim në çerekfinale do të ketë punë vështirë, ngase do të ballafaqohet me Drenicën në Skenderaj. Në Drenicë do të udhëtojë edhe skuadra kampione në fuqi, Prishtina, pasi do të ballafaqohet me Feronikelin në Drenas. Ndeshje mjaft interesante pritet të jenë edhe Hysi-Besa, Trepça-Drita dhe Hajvalia-Llamkos Kosova, ngaqë të gjitha këto skuadra synojnë të arrijnë sukses në garat e kupës. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 2 e 3 mars në orën 13:00.
Çiftet e 1/8 së finales
Drenica – Trepça ‘89
Istogu – Liria
Ferizaj – Ulpiana
Hysi – Besa
Fushë Kosova – Vëllaznimi
Hajvalia – Llamkos Kosova
Feronikeli – Prishtina
Trepça – Drita
Futboll Kosova
Monday, February 25, 2013
Prishtina barazon me Ferronikelin
Futbollistët e Prishtinës sot paradite do ta kryejnë stërvitjen e fundit në Ulqin dhe më pas kthehen në kryeqytet ku vazhdojnë përgatitjet për stinorin pranveror, i cili fillon më 9 mars. Për dhjetë ditë sa ka qëndruar në këtë vend bregdetar, Prishtina ka zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese.
Dje është takuar me Ferronikelin, ndeshje kjo e cila përfundoi pa fitues 1:1. Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Gentrit Begollit, kurse Ferronikeli e barazoi rezultatin nëpërmjet Fatih Karahodës. Më parë Prishtina kishte zhvilluar edhe katër ndeshje tjera, nga të cilat tri i ka fituar dhe një herë ka luajtur baraz.

Fushë-Kosova shpartalloi Lirinë
Skuadra e Ligës së parë të Kosovës, Fushë-Kosova e ka mposhtur Lirinë e Prizrenit, me rezultat të thellë 4:0, sikur që ditë më parë e mposhti edhe Egnatian e Shqipërisë, në Durrës. Golat për Fushë-Kosovën në takim me Lirinë i shënuan Llumnica, Zabërxha, Shala dhe Shillova.
“ Natyrisht se jam i kënaqur me lojën e treguar si dhe me angazhimin e futbollistëve. Është e qartë se konkurrenca e bën të veten dhe kjo u dëshmua edhe në këtë ballafaqim, ku futbollistët dhanë maksimumin”, tha kryetrajneri i Fushë-Kosovës Zylkifli Obërtinca.

KF Drita kthen sytë edhe nga akademia
Klubi Futbollistik Drita nga Gjilani, po vazhdon të shënoi progres të gjithanshëm. Ku gjatë këtij viti ky klub besojnë se do të korrin suksese më të mira.
Nënkryetari i Bordit të KF Drita, Besim Ismaili, tregon se së shpejti do të zhvillojnë bisedime me ekipe nga rajoni për bashkëpunim ndërmjet klubeve që të shkëmbejmë përvojat, materialet e punës e tjera.
Sipas tij rëndësia e këtyre takimeve do të jetë që të ketë mundësi që të depërtojnë përmes klubeve bashkëpunuese edhe jashtë shtetit. Kjo do të bëhet në raste kur të ketë ndonjë agjent futbolli në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu.
“Ne do ti dërgojmë produktet e KF Drita, pikërisht në klube bashkëpunuese dhe të prezentohen nën ombrellën e tyre. Ne jemi të interesuar që të prodhojmë lojtarë cilësor jo vetëm për KF Dritën, por edhe për tregun kosovar, atë të rajonit, Evropës dhe më gjerë”, tha Besim Ismaili.
Sipas nënkryetarit të Bordit të KF Drita, kjo do të jetë e mundur dhe e realizueshme me rifreskimin e udhëheqësisë së Akademisë me shumë emra të njohur të cilët kanë dhënë shumë nëpër dekada për sportin kosovar e më gjerë. Ai përmend ish- lojtarë që tashmë janë trajnerë të spikatur, fleksibil si Beqir Beqiri, koordinator, kurse trajnerë janë Rabit Matoshi, Shefket Sermaxhaj, Skender dhe Naser Bunjaku. Këta emra sipas tij do ta shndërrojnë Akademinë e KF Drita në industri dhe të bëhen lider. Ismaili tregon se edhe në kryesi ka njerëz merirtor si Ismajl Rashiti ish futbollist me emer, Blerim Azizi, Fisnik Isufi, Adnan Osmani e tjerë.
Nënkryetari nuk harron të falënderon edhe mbështetësit, e ndër ta të ndjerin Selami Osmanin, të palodhshëmin në të gjitha aspektet Saqip Shalën, pastaj edhe Sedat Pajazitin që në momentet më të vështira u kanë dalur në ndihmë sportit dhe vazhdojnë t’i ndihmojë. Por falënderojnë edhe kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa për ndihmën që ka dhënë dhe po e vazhdon.
“Besojmë që me angazhim të përbashk do të tregojmë rezultate të kënaqshme edhe në Supe ligë dhe të festojmë me grupin e tifozëve të KF Drita “Intelektualët” tonë të zemrës dhe qe janë më të organizuarit në rajon dhe që e kanë dëshmuar me vite. Tifozët kemi “lojtarin” e dymbëdhjetë që na mbështesin fuqishëm gjatë lojërave”, tha Besim Ismaili, nënkryetar I Bordit të KF Drita.

Saturday, February 23, 2013
Takimi Vokrri-Blatter, dridhet Serbia
Takimi i shumëpritur mes kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, të enjten ka filluar të ‘çojë pluhur’ në shtetin fqinj, Serbi. Takimi Blatter-Vokrri, që solli edhe njoftimin se Kosova do të diskutohet sërish në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, nuk është pritur aspak mirë në Serbi, me mediat serbe që tashmë kanë filluar presionin mbi Federatën dhe ‘aleatët’ e tyre.
Një zhurmë e tillë mund të sjell një takim të Blatter me përfaqësuesit serb dhe ata të UEFA-së para takimit të 22 marsit të Komitetit Ekzekutiv (KE) të FIFA-s, siç kishte ndodhur në muajin maj të vitit të kaluar. Për një fakt të tillë brengosës, është i vetëdijshëm edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Në një prononcim për gazetën ‘Tribuna’, Salihu theksoi se mund të pritet një takim i tillë para mbledhjes së KE-së më 22 mars. “Mund të pritet një takim i tillë, siç ka ndodhur edhe më parë. Nuk e di se kur mund të jetë një i tillë, mirëpo FIFA duhet të na lajmërojë paraprakisht. Për çdo vendim të marrë për Kosovën, si dhe për çështjet ku diskutohet Kosova ata na kanë lajmëruar, mirëpo nuk jemi lajmëruar nëse një takim i tillë mund të mbahet këtyre ditëve”, theksoi Salihu.
Ky i fundit dhe FFK-ja gjatë të enjtes arritën një sukses mjaft të madh, duke e futur Kosovën në rend dite të takimit të 22 marsit të FIFA-s, ku do të diskutohen edhe njëherë modalitetet për lejimin e ndeshjeve miqësore për Kosovën. Në diskutim, veçanërisht do të jetë kushti i FIFA-s që ia obligon Kosovës të kërkojë leje nga Serbia për të zhvilluar ndeshje si vendas.
Reagojnë mediat serbe
Në anën tjetër, nuk ka vonuar shumë dhe kanë ardhur reagimet e para të mediave serbe pas takimit Vokrri-Blatter. ‘Alo.rs’ ka shkruar se Vokrri ia dorëzoi letrën e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi presidentit Blatter, duke ndikuar mjaft shumë në idenë e Blatter për ta futur Kosovën në agjendën e diskutimit. ‘Alo.rs’ ka shkruar se zv/presidenti i FIFA-s, Shenes Erzik, ia rikujtuar kryetarit Vokrri statuset e FIFA-s. “Këto kërkesa i referohen një shteti të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht”, shkruhej në njoftimin e FIFA-s, transmeton ‘Alo.rs’.

Isa Mustafa nuk ka aksione në FC Prishtina
Morën Stadiumin e Qytetit të Prishtinës edhe për 10 vjet të tjera, por nuk janë të kënaqur. Kryesisë së klubit më të madh në vendin tonë, Prishtinës, i duket shumë e shkurtër periudha prej 10 vjetësh. Kjo për shkak të vështirësive të mëdha për planifikimin e investimeve të mundshme.
Drejtori i përgjithshëm i klubit ‘bardhekaltër’, Sokol Krasniqi, në një prononcim për ‘Tribuna’ rreth çështjes së stadiumit dhe mandatit që ata e fituan nga Komuna ditën e enjte, ka deklaruar se do të dëshironte një periudhë më të gjatë se sa 10 vjet. “Vendimi për dhënien e stadiumit në shfrytëzim të FC Prishtinës është i drejtë, por ka diçka që nuk shkon. Periudha prej 10 vitesh është shumë e vogël. Planifikimi për ndonjë investim të mundshëm është shumë i vështirë. Kjo ndikon drejtpërdrejtë edhe tek investitorët e mundshëm”, tha Krasniqi.
Në fakt, Stadiumi i Qytetit në Prishtinë do t’i takojë klubit edhe për 12 vjetët e ardhshme, pasi që ende nuk i ka përfunduar mandati i kaluar, e i cili skadon pas dy vjetësh. Megjithatë, menjëherë pas marrjes së këtij vendimi nga ana e Komunës, ka ardhur edhe reagimi nga opozita komunale. Ata këtë vendim e konsiderojnë si jo të ligjshëm. Krasniqi i konsideron këto reagime si krejtësisht politike. “E di që ka pasur disa pakënaqësi, por vërtetë ato kanë qenë reagime të pabazuara dhe plotësisht politike”, thekson ai. Para këtij mandati që fillon nga viti 2015, klubi futbollistik Prishtina, mandatin paraprak po ashtu 10 vjeçar për ta shfrytëzuar Stadiumin e Qytetit të Prishtinës e kishte fituar në vitin 2005.
Menjëherë pas vendimit për mandatin 10 vjeçar, opozita e Komunës së Prishtinës kritikoi vendimin e kryetarit të Komunës, Isa Mustafa, dhe e vlerësoi atë si të njëanshëm me qëllim të përfitimeve personale, që më qartësisht do të thotë që, se Isa Mustafa ose të afërmit e tij kanë aksione te klubi i Prishtinës.
Gjithsesi një fakt të tillë e ka mohuar drejtori Krasniqi. “Me përgjegjësi të plotë ua them që as Isa Mustafa dhe askush prej familjes së tij nuk ka aksione tek FC Prishtina. Këto janë gënjeshtra të njerëzve që kanë qëllime të ndryshme”, tha Krasniqi.

Ekzistenca dhe Kupa, prioritetet Drenicës
Kur kanë mbetur pak ditë deri në fillimin e pjesës së dytë të garave në elitën e futbollit të Kosovës, tashmë skuadrat janë në fazën finale për përgatitjeve.
Një nga skuadrat elitar që me intensitet të madh po përgatitet për stinorin pranveror është edhe Drenica nga Skenderaj. Kuqezinjtë ka disa ditë që nënurdhëratë e trajnerit Tahir Lushtaku, janë duke u stërvitur në Golem të Durrësit.
Tekniku nga Skenderaj, është shprehur i kënaqur me punën që po bën skuadra e tij. Ai thotë se deri tash gjithçka ka shkuar mirë gjatë përgatitjeve. Sipas Lushtakut, Drenica me kohë do të jetë e gatshme për sfidat pranverore.
“Jam i kënaqur me punën që po bëhet gjatë përgatitjeve. Po punojmë dy deri tri herë në ditë si dhe kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluese. Mund të them se deri tash gjithçka ka shkuar ashtu siç e kemi paraparë”, ka thënë të shtunën për Kosovapress, Lushtaku.
“Të gjithë futbollistët po punojnë me vullnet dhe disiplinë të madhe. Lojtarët po japin maksimumin në stërvitje. Jam i bindur se ne me kohë do të jemi të gatshëm për pjesën e dytë të garave”, tha ai. I pari i bankinës së drenicasve, thotë se ambiciet e klubit janë ekzistenca në Superligën e Kosovës në futboll. Lushtaku lakmon edhe Kupën e Kosovës. Sipas tij, skuadra e tij ka potencial që të arrijë objektivat e klubit.
“Normalisht se synimi ynë kryesor është ekzistenca. Por ne do t’ia bëjmë hyzmetin edhe garës së Kupës së Kosovës. Kam besim të madh në futbollistët e mi, sepse vërtet me përkushtim të madh po punojnë gjatë përgatitjeve. Mendoj se ne mund t’i realizojmë ambiciet e klubit”, ka theksuar Lushtaku.
Drenica pjesën e parë të garave e ka mbyllur në vendin e dhjetë me 16 pikë të tubuara, ndërsa pjesën pranverore kuqezinjtë do ta nisin ndaj Trepçës.

Subscribe to:
Posts (Atom)