Futbollistët e Prishtinës sot paradite do ta kryejnë stërvitjen e fundit në Ulqin dhe më pas kthehen në kryeqytet ku vazhdojnë përgatitjet për stinorin pranveror, i cili fillon më 9 mars. Për dhjetë ditë sa ka qëndruar në këtë vend bregdetar, Prishtina ka zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese.
Dje është takuar me Ferronikelin, ndeshje kjo e cila përfundoi pa fitues 1:1. Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Gentrit Begollit, kurse Ferronikeli e barazoi rezultatin nëpërmjet Fatih Karahodës. Më parë Prishtina kishte zhvilluar edhe katër ndeshje tjera, nga të cilat tri i ka fituar dhe një herë ka luajtur baraz.

No comments:
Post a Comment