Saturday, February 23, 2013

Ekzistenca dhe Kupa, prioritetet Drenicës

Kur kanë mbetur pak ditë deri në fillimin e pjesës së dytë të garave në elitën e futbollit të Kosovës, tashmë skuadrat janë në fazën finale për përgatitjeve.

Një nga skuadrat elitar që me intensitet të madh po përgatitet për stinorin pranveror është edhe Drenica nga Skenderaj. Kuqezinjtë ka disa ditë që nënurdhëratë e trajnerit Tahir Lushtaku, janë duke u stërvitur në Golem të Durrësit.

Tekniku nga Skenderaj, është shprehur i kënaqur me punën që po bën skuadra e tij. Ai thotë se deri tash gjithçka ka shkuar mirë gjatë përgatitjeve. Sipas Lushtakut, Drenica me kohë do të jetë e gatshme për sfidat pranverore.

“Jam i kënaqur me punën që po bëhet gjatë përgatitjeve. Po punojmë dy deri tri herë në ditë si dhe kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluese. Mund të them se deri tash gjithçka ka shkuar ashtu siç e kemi paraparë”, ka thënë të shtunën për Kosovapress, Lushtaku.

“Të gjithë futbollistët po punojnë me vullnet dhe disiplinë të madhe. Lojtarët po japin maksimumin në stërvitje. Jam i bindur se ne me kohë do të jemi të gatshëm për pjesën e dytë të garave”, tha ai. I pari i bankinës së drenicasve, thotë se ambiciet e klubit janë ekzistenca në Superligën e Kosovës në futboll. Lushtaku lakmon edhe Kupën e Kosovës. Sipas tij, skuadra e tij ka potencial që të arrijë objektivat e klubit.

“Normalisht se synimi ynë kryesor është ekzistenca. Por ne do t’ia bëjmë hyzmetin edhe garës së Kupës së Kosovës. Kam besim të madh në futbollistët e mi, sepse vërtet me përkushtim të madh po punojnë gjatë përgatitjeve. Mendoj se ne mund t’i realizojmë ambiciet e klubit”, ka theksuar Lushtaku.

Drenica pjesën e parë të garave e ka mbyllur në vendin e dhjetë me 16 pikë të tubuara, ndërsa pjesën pranverore kuqezinjtë do ta nisin ndaj Trepçës.

No comments:

Post a Comment