Wednesday, February 20, 2013
Bunjaki propozon koordinim FFK e FSHF
Sipas selektorit të përfaqësueses së Kosovës është koha të krijohet një dukument zyrtar i marrëveshjes së komunikimi profesional në mes dy Federatave.
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki është i kënaqur kur lojtarët që ai ka përzgjedhur në seleksionet e Kosovës, ftohen edhe në kombëtaren e Shqipërisë. Megjithatë ai mendon se duhet të ekzistojë një komunikim ndërmjet Federatave, për përfshirje më të kujdesshme dhe profesionale të lojtarëve nga Kosova në të gjithë kombëtaret e moshave të Shqipërisë.
"Shqiptarët nga Kosova gjithmonë kanë qenë pjesë e kombëtareve shqiptare, por tani për nga numri ata thyejn të gjitha rekordet. Kjo është shumë e kuptueshme në kohën kur futbolli dhe sporti kosovar vazhdon të jetë i diskriminuar nga organizatat botërore për sport. Lojtarët, klubet, trajnerët mundohen në forma të ndryshme të gjejnë depërtime për një ardhmëri më të mirë që shpesh herë na duket shumë larg", tha ai.
"Me qëllim që lojtarët kosovar, klubet, prindërit si dhe vet ne trajneret të mos hasim në keqkuptime është shumë me rëndësi që të krijohet një platformë komunikimi profesional kur është fjala për seleksionimin e lojtarëve kosovar nga FSHF apo sektori ëer seleksionim të lojtarëve në krye me z. Redi Jupi", tha Bunjaki.
Bunjaki edhe vet ka qenë i angazhuar nga FSHF për shtetet skandinave një kohë.
"Sot kjo thjeshtë bëhet në mënyrë direkte me lojtar madje në të shumtën e rasteve në mënyre spontane të paktën kur është fjala për grupmosha të reja dhe ku ne trajnerët, klubet e madje edhe në disa raste vet prindërit informohemi nga vetë lojtarët. Madje në disa raste organizohen kampingje seleksionimi për lojtar në Kosove dhe ku ne informimin thjeshte kuptojme nga mjetet informative", tha ai.
"FFK, klubet kosovare si dhe ne trajneret gjithmonë kemi qenë dhe jemi që të rinjtë tanë të përfaqësojnë kombëtaren shqiptar por edhe kombëtaret tjera në kohë kur diskriminimi ndaj sportit kosovar vazhdon të jetë prezent. Të paktën kjo duhet të jetë e drejtë personale e secilit individ të përfaqësojë cilën do kombëtare ata dëshirojnë dhe këtë ne duhet ta respektojmë dhe mburremi me sukseset e tyre", tha Bunjaki.
"Në kohë të fundit flitet për Valdet Ramën që është kontaktuar nga FSHF të jetë pjesë e kombëtares shqipetare. Apo mund të marrim edhe rastin e Etrit Berishës, Mavrajt e shumë e shumë të tjerëve ku në informim kemi marr vetëm nga lojtari dhe kjo nuk është aspak profesionale! Në kohe kur futbolli kosovar ka një diskriminim të hapur se egziston nga shteti fqinjë Serbia dhe aleatët e saj të paktën në mënyre morale mirë është të respektohen instuticionet sportive në Kosovë", tha ai.
"FFK përkundër vështirësive financiare dhe pengesave politike ka një planprogram nacional për zhvillimin e talenteve (edhe pse kjo eshte vetem fillim) duke filluar nga kampingu nacional ku në mënyrë zingjirore tash e 4 vite kemi krijuar përfaqsusen e re duke filluar nga U15, 16, 17. Ne po ashtu jo rastësisht vendosëm që në Kosovë të kemi përfaqësuese U15 -U16 dhe U17 dhe atë vetëm me qëllime që fuqia jonë më e madhe e punës dhe resurset na bënë unik në regjion".
"Ajo që mua më bën të mendoj e sigurisht edhe shumë kolegë të mi është se si Shqipëria me një mundësi thithjesh të fondeve nga FIFA dhe UEFA të mos jetë në gjendje të prodhojë më shumë lojtare talente se sa Kosova. Këtë thjeshtë bazohem nga numri i lojtarëve të rinj të cilet sot mblidhen nga përfaqsuset kosovare të janë pjesë e kombëtares shqiptare. Me 23 shkurt në Kukës organizohet lojë miqësore në mës Kosovës U-17 dhe asaj të Shqipërisë, e cila po ashtu përbëhet nga një numër i konsiderushëm të lojtarëve të U-17 te Kosoves. Pra thjeshtë ne këtë mund te quajmë lojë e Përfaqësuses Kosovare 1 dhe 2? Në kohën kur Kosova tani ka edhe të drejtën e ndeshjeve miqësore me kombëtare të grupmoshave tjera, në kohën kur ne jemi afër pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë dhe përkrahje. Edhe xhunglla ka ligjet e veta", tha Bunjaki./
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment